U pa si benifit numri i madh i ulëseve në Kuvend, por duket se shumica nuk i kreu punë partisë më të madhe në vende që të miratojë ligjet e sjella nga Qeveria.
Për Agnesa Haxhiu monitorues e Kuvendit nga organizata KDI, pritjet për këtë legjislaturë puna e legjislativit të ishte më e madhe.
“Ndonëse pritjet për këtë vit nga kjo legjislaturë kanë qenë më të mëdha për shkak edhe të një shumice parlamentare më të konsoliduar në numra. Kuvendi nuk ka qenë edhe shumë efektiv kjo edhe për shkak të ndikimit të madh që kanë pasur zgjedhjet lokale në dinamikën e punës në Kuvend. Në fakt, karakteristikë e kësaj legjislature është që ligjet që kërkojnë shumicë të thjeshtë, shumica parlamentare nuk e ka pasur problem t’i kaloj, siç kishte probleme në dy legjislaturat e kaluara. Vetëm në rastet kur është kërkua vota e 2/3 së deputetëve si në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare ka qenë deri diku problematik votimi.”, ka sqaruar ajo.
Haxhiu tutje vë në theks se edhe në këtë legjislaturë vihet në pah mungesa e deputetëve në seancat plenare.
“Ajo çka vazhdon me qenë problematike është mungesa e deputetëve në punimet plenare, pra mos vijueshmëria me rregull në punimet e Kuvendit. Mungesat e deputetëve kanë qenë mjaft evidente edhe gjatë këtij viti, gjë që kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punimeve dhe ka shkaktuar disa herë dështim të mbledhjeve për shkak të mos prezencës së mjaftueshme të deputetëve në seancë”, ka thënë Haxhiu për arbresh.info
Se Kuvendi nuk ka arritur t’i përmbush planifikimet vjetore e thotë edhe Qemajl Marmullakaj nga organizata IKD.
“Në bazë të monitorimit sistematik që i bënë IKD punës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, mund të vërehet se as Qeveria dhe as Kuvendi nuk kanë arritur të përmbushin planifikimin vjetor të tyre. Në aspektin e planit legjislativ. Qeveria deri më tani ka përmbush mbi 50% apo 105 projektligje nga 188 të planifikuara të miratohen në 2021, nga ana tjetër Kuvendi nuk ka arritur të përmbush as 20% të këtij plani, apo thënë ndryshe vetëm 23 ligje janë miratuar deri më tani. Hartimi dhe miratimi i këtyre projektligjeve nga Qeveria është e kot derisa Kuvendi nuk arrin të shqyrtojë dhe miratojë të njëjtit”, ka vlerësuar Marmullakaj.
Marmullakaj madje ka venë në pah dështimin nga ana e Kuvendit në disa çështje të rëndësishme.
“Agjenda legjislative është vetëm njëra pjesë e moskryerjes së obligimeve të Kuvendit. Pasi që një pjesë e madhe e punës së Kuvendit është edhe mbikëqyrja, shqyrtimi dhe diskutimi i punës së Qeverisë në përgjithësi. Gjatë këtij viti, kanë dështuar disa konkurse për borde të ndryshme nga ana e Kuvendit, nuk është bërë mbikëqyrja e zbatimit të asnjë politike qoftë ligj apo strategji, etj. Edhe kjo ka dështuar si rrjedhojë e dështimeve të shpeshta të seancave, angazhimit të vazhdueshëm të Qeverisë dhe deputetëve në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, mos koordinimin e mirëfilltë të planeve të Qeverisë me Kuvendin, etj”, ka përfunduar ai për arbresh.info
Kujtojmë, se Lëvizja Vetëvendosjes si partia më e madhe në vende në zgjedhjet e 14 shkurtit ka fituar 61 ulëse në Kuvendini e Kosovës.
Kjo është edhe legjislatura me më së shumti ulëse të mazhorancës në Kuvend. /V.Selimi/Arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...