Me asnjë votë kundër, Deputetët e Kuvendit të Kosovës, miratuan Projektligjin për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, dhe 27 amandamentet e këtij ligji.
Pas rekomandimeve dhe pajtimit të të gjitha komisioneve parlamentare, Kuvendi i Kosovës, me 65 vota pro kaloi në lexim të dytë projektligjin në fjalë, përcjell Arbresh.info.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Kulturës, Ardian Gola, arsyetoi para deputetëve rëndësinë e votimit të këtij ligji, pasi që adreson çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e autorit dhe krijimtarinë artistike. Ai informoi deputetët e Kuvendit të Kosovës se të gjitha aspektet procedurale dhe dëgjimet publike si dhe komentet për këtë ligj janë marrë në konsideratë dhe janë trajtuar siç duhet.
Përmes projektligjit ndër të tjera do të sigurohet një nivel i lartë i mbrojtjes të të drejtave të autorit, krijimtarisë shkencore e artistike, do të rregullohet statusi i Task Forcës kundër Piratërisë dhe do të ofrohet mundësia e zgjidhjes së kontesteve në të drejtën e autorit përmes mjeteve alternative si ndërmjetësimi dhe arbitrazhi.
Ministri Hajrulla Çeku falënderon të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e këtij projektligji./Arbresh.info/
Murati dhe Ismaili takuan drejtorin e Departamentit Evropian...
Dasma e vitit, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji i japin so...
Osmani uron presidentin austriak në Ditën Kombëtare të Austr...
Turqia dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit
A e ka zbuluar Carlo Ancelotti fituesin e Topit të Artë të k...
Paralajmëron OKB: Momenti më i errët i luftës së Gazës po sh...