Kuvendi i Kosovës miratoi parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2018

15:37 | 10 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Para pak minutave filloi seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë u hap me një minutë heshtje në nderim të  aktorit të njohur kosovar Blerim Pecit, i cili dje ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare shkruan arbresh.info

Më pas me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, ish Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, mori fjalën ku tha se kërkon ndalimin e përndjekjeve politike të kundërshtarëve politik në këtë rast të Albin Kurtit, Donika Kadajt, Adea Batushës, Egzon Halitit e Frashër Krasniqit, ai poashtu kërkoi drejtësi për vrasjen e Astrit Deharit dhe të gjithë atyre që u vranë për arsye politike.

Pas fjalimit të tij, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me 64 vota pro, 2 vota kundër dhe me asnjë abstenim miratoi parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2018./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme