Kuvendi i Kosovës mbyll sesionin pranveror

13:12 | 12 Gusht 2021
arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur sesionin pranveror.

“I mbyllim punimet e kësaj seance, dhe në pajtim edhe me vendimin e kryesisë, e shpallim të mbyllur edhe sesionin pranveror. Prej këtij momenti Kuvendi shkon në pushim. Deri të kthehemi në sesionin vjeshtor”, deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, shkruan arbresh.info.

Deputetët do të kthehen të hënën e dytë të shtatorit. Konjufca falënderoi administratën për angazhimin e tyre, dhe të gjithë qytetarët e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme