Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare

07:28 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, në të cilën do të shqyrtohen 10 projektligje, ku përfshihet edhe projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Gjatë kësaj seance do të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit për Legjislacion lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Rendi i Ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  1. Koha për pyetje parlamentare,
  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmarrjet sociale,
  1. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 05/L-146 i Drejtësisë për të Mitur,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-145 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime,
  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme