Gazi lotsjellës që po vazhdon të hidhet vazhdimisht në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën po tentohet të votohet ratifikimi i demarkacionit, është bërë lajm kryesor në mediat botërore.
“Gaz lotsjellës është lëshuar në Kuvendin e Kosovës nga deputet të opozitës në përpjeke për të ndaluar votimin e demarkacionit me Malin e ZI. Partia Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur tre depozita të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit”, shkruan The Indipendent.
“Ligjvënësit duhej të evakuoheshin nga ndërtesa e Kuvendit pasi që partia e Lëvizjes Vetëvendosje përdori gaz lotsjellës në sallën ku do të fillonte votimi. Opozita përdori gaz lotsjellës përsëri kur filloi seancën”, shkruan Daily Mail.
Ky medium anglez këtë ngjarje i ka kushtuar një rëndësi të madhe duke e ilustruar edhe me shumë fotografi nga Kuvendi i Kosovës i përfshirë në tymin e gazit.
Ndërkaq CNN International, shkruan se Kuvendi i Kosovës përsëri u përfshi në gaz lotsjellës.
“Ishin ata deputetët e Vetëvendosjes të cilët përsëri hodhën gazin brenda në sallën e ligjvënësve ku supozohet të jetë një vend ku kundërshtimet politike bëhen me mënyra të duhura.
Edhe ky medium ka ilustruar ngjarjen me shume fotografi dhe video.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?