Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka dështuar të zgjedh dy gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, duke bërë që konkursi të përsëritet.
Asnjëri nga tre prej pesë kandidatëve që shkuan deri në rundin e tretë të votimit nuk arritën t’i merrnin votat e shumicës së deputetëve për t’u bërë gjykatës në autoritetin përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës në vend.
Në rundin final votuan 79 deputetë. Etrur Maloku i mori 43 vota, Bardh Vokshi 41 vota dhe Hilmi Jashari 18 vota. 5 vota ishin të pavlefshme.
Nga pesë kandidatë sa ishin gjithsej, Shukri Sylejmani u eliminua në rundin e parë të votimit, sipas një procedure zgjedhore të miratuar paraprakisht nga Kuvendi që specifikoi se në rast se asnjëri nga kandidatët nuk e merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, në çdo rund do të eliminohej kandidati që merr më së paku vota.
Në rundin e dytë, Hilmi Jashari dhe Vigan Qorrolli i morën të dy nga 18 vota. Një votim u zhvillua vetëm mes Jasharit e Qorrollit që vendosi se cili prej tyre do të kualifikohej për të marrë garuar në rundin e tretë dhe final të votimit.
Jashari e fitoi garën me Qorrollin për të shkuar në ‘finale’ ku nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme të shumicës së deputetëve.
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese i solli për votim në Kuvend emrat e pesë prej atyre që kishin aplikuar, të vlerësuar si më të kualifikuarit.
Nga testi me shkrim dhe me gojë të cilit ata iu nënshtruan paraprakisht, Hilmi Jashari ishte vlerësuar me 8.9 pikë; Etrur Maloku me 8.6 pikë; Bashkim Hyseni me 8.4 pikë (është larguar vetë nga gara); Vigan Qorrolli me 7.9 pikë pikë, Bardh Vokshi me 7.7 pikë dhe Shukri Sylejmani me 7.5 pikë, raporton Gazeta Express.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës