Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani në një intervistë për portalin Arbresh.info ka treguar se a e ka merituar që të zgjidhet sërish deputet. Ai ka folur për temat që ka qenë më i zëshëm në Kuvend, për fyerjet dhe gënjeshtrat që thuhen në Kuvend. Ndër të tjera Hasani ka treguar se për çfarë është penduar në jetë dhe se çka i ka mbetur ende pa bërë.
Arbresh.info: Sa mendoni se keni bërë për qytetarët që iu zgjodhën prapë deputet në këtë legjislaturë?
Nait Hasani: Qëndrimi im në Kuvend ka qenë që nga fillimi, kur kam filluar si deputet ne 2004 e deri me sot, ka qenë konstant në krijimit e mbrojtjes së shtetit të Kosovës. Unë kam bërë përpjekje të miratoj ligje në të mirën e qytetarëve që ju lehtëson jetën në Kosovë. Unë kam kundërshtuar dhe ligje që kanë qenë në dëm të Kosovës e qytetarëve të Kosovës ,ligje këto që ua bëjnë jetën më të rëndë apo e bllokojnë Kosovën në zhvillime ekonomike e politike. Kam kundërshtuar dhe paketën e Ahtisaarit për pavarësi të kushtëzuar, sepse kam thënë atëherë e paralizon Kosovën, e ngulfat politikisht e ekonomikisht. Kam kundërshtuar dhe bisedimet e Grupit të Unitetit në Vjenë, sepse kanë shkuar të papërgatitur për çështje thelbësore e në shumë raste as që kanë ditur çka po nënshkruajnë, e që sot po dalin pasojat e atyre bisedimeve të papërgatitura e të papërgjegjshme. Në këtë mendoj se qytetarët e kanë parë qëndrimin tim në mbrojtjen e shtetit dhe përmirësimin e jetës së tyre duke i tejkaluar edhe qëndrimet partiake,më kanë vlerësuar si deputet dhe përsëri me votën e tyre jam në Kuvend, në mbrojtjen e shtetit dhe të zhvillimit e përmirësimit të jetës së qytetarëve në Kosovë.
Arbresh.info: Për cilën ‘temë’ keni qenë më i zëshëm sa i përket punës në Kuvend?
Nait Hasani: Unë kam ngritë tema të ndryshme në Kuvend. Kam ngritë mbrojtjen e punëtorëve nga deninigrimi i Eulexit që u bënë aty punëtorëve shqiptarë. Kam ngritë tema për arsimin në Kosovë, gjendjen e rëndë në arsim, kam ngritë tema për krimet e luftës në Kosovë që i ka bërë Serbia si shtet. Kam qenë i zëshëm kundër Gjykatës Speciale, kundër asociacionit, kam qenë i zëshëm edhe kundër demarkacionit. Kam ngritë edhe tema tjera dhe kam qenë i zëshëm në mbrojtje të interesave shtetërore.
Arbresh.info: Kuvendi i Kosovës, ambient fyerjesh apo gënjeshtrash ndaj njëri-tjetrit?
Nait Hasani: Kuvendi i Kosovës është si çdo Kuvend tjetër në rajon apo në Evropë e gjetiu. Këto ndodhin si rezultat i mbrojtjes së interesave partiake dhe të grupeve politike. Kur këto janë në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit janë gjë e mirë por, ka raste dhe nuk kanë dal interesa në të mirë të shtetit e të qytetarëve. Rastet të tilla ka plotë si bisedimet me Serbinë që po mendohet se do të kenë të mira për qytetarët e Kosovës. Ato janë ende pa rezultate, sepse nga aspekte teknike kaluan në bisedime politike, që e dëmtuan dhe po e dëmtojnë shtetin e Kosovës. Unë mendoj se përmirësimi i jetës së qytetarëve është interes i deputetëve dhe Kuvendit të Kosovës, por debatet me fyerje janë pasqyrë e përgatitjes politike e profesionale të deputetëve në mbrojtjen e interesave të shtetit. Ka fyerje dhe politikë, ka dhe mashtrime, ka dhe fyerje të skajshme personale, ka dhe deklarime me shantazhe nga partia në parti tjetër, pastaj bëjnë koalicione thuajse s’ka ndodhur asgjë. Kjo tregon interesat e ngushta politike të kryetarëve të partive vetëm për të qenë në pushtet. Kjo e ka bërë Kuvendin institucion interesant të menaxhimit politik.
Arbresh.info: A je penduar për diçka në jetë?
Nait Hasani: Zoti të fal kur pendohesh për gabime, nëse kë bërë në jetë dhe kërkon falje. Unë nuk kam bërë gabime për të kërkuar falje, jam munduar të punoj me përgjegjësi në mbrojtje të interesave të shtetit dhe avancimin e shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Jeta ka sfida dhe në sfidat e jetës ende nuk kam hasur në pendim.
Arbresh.info: A të ka mbetur ndonjë gjë pa e realizuar deri më tani?
Nait Hasani: Po në jetë ka shumë gjëra që ende nuk i kam realizuar, po ato do të realizohen me kohën në proces të zhvillimit e ndërtimit të shtetit dhe të familjes. Më ka mbetur pa e kryer, që emblemën e UÇK-së, shtatoren e Adem Jasharit t’i vendos në Prishtinë. Shpresoj në këtë vit, me 2018 do ta kemi përball institucioneve të shtetit shtatoren e Ademi Jasharit, e cila Prishtinës do t’i jap fuqinë e luftës për liri, dhe fuqinë politike. Po ashtu kjo shtatore do ta kthej kujtesën, imazhin e thirrjes ‘’Drenicë jem me ty‘’, atëherë kur krejt Kosova ishte me Drenicën dhe për lirinë e çlirimin e Kosovës./Valdete Berisha/Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...