Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq

16:36 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me raportin e Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq. Seanca mbahet të hënën me fillim nga ora 11:00.

Kryesuesit e Komisionit hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, deputetët Xhelal Sveçla e Driton Selmanaj, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar raportin e gjetjet e komisionit.

Lidhur me këtë kërkesë të deputetëve, Kuvendi ka vendosur që të mbajë seancë të jashtëzakonshme të hënën me fillim nga ora 11:00.

31 shkeljet e gjetura nga ky komision hetimor dhe Raporti i plotë janë miratuar nga vetë Komisioni hetimor, por për shkak të zvarritjes nga Kryesia e Kuvendi ende nuk kanë dalë në rend të ditës në seancë të rregullt.

Në këto kushte deputetët iniciues dhe deputetët nënshkrues dorëzuan sot kërkesën zyrtare për seancë të jashtëzakonshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme