Google ADS

Kuvendi i Kosovës dënon djegien e flamurit kroat nga Vojsllav Sheshel

17:31 | 18 Prill 2018
V. S.

Kryesuesi i seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në emër të deputetëve ka dënuar veprimin e Vojislav Sheshelit, që sot në Serbi dogji flamurin kroat gjatë vizitës së kryeparlamentarit kroat në Beograd.

Haliti tha se i takon si Parlament i Kosovës që të dënojnë si akt të gjithë së bashku.

“Sot kryetari i parlamentit të Kroacisë ka qenë në vizitë në Serbi dhe përderisa ka qenë brenda në parlament Voislav Sheshel, po e quajmë si të doni kriminel lufte i dënuar me 10 vjet burg, ka thyer shtizën e flamurit kroat dhe ka përdhosur flamurin, ka shkelur me grupin e vet parlamentar dhe delegacioni i Kroacisë e ka ndërprerë vizitën në Beograd dhe është kthyer në Kroaci.

Kryetari i Parlamentit të Kroacisë ka gëzuar mbështetjen e shtetit të vet dhe të deputetëve të parlamentit të Kroacisë dhe po e them këtë për faktin se shumë herë po ballafaqohemi edhe ne me probleme të cilat i takojnë më shumë ose janë vepra të nacionalizimit të tipit Millosheviq e Sheshel.

Po besoj që na takon edhe neve që ta dënojmë si akt të gjithë së bashku, mendoj që mjafton që Parlamenti i Kosovës është dakord ose e dënon aktin si të tillë duke ndërprerë vizitën e një kryetari të një parlamenti të një shteti fqinjë, të një shteti që e ka njohur njëri-tjetrin”, tha Haliti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme