Mbi 100 bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë, kanë vizituar sot Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në kuadër të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, vizitorët janë njohur me ambientet e brendshme të Kuvendit, me rolin dhe punën e institucionit me të lartë përfaqësues të Kosovës.
Ata kanë shprehur interesimin e tyre për aspekte të ndryshme të punës në Kuvend e të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, për të cilat ata kanë marrë shpjegimet dhe informacionet e nevojshme nga zyrtarët gjegjës të Kuvendit.
Kuvendi do t’i mbajë dyert e hapura edhe të enjten dhe të premten, përkatësisht më 22 dhe 23 korrik, nga ora 10:00 – 16:30. /arbresh.info/
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...