Google ADS

Kuvendi diskuton problemet e banorëve në veri

08:28 | 2 Nëntor 2020
arbresh.info

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme do të diskutojë në lidhje me problemet e banorëve shqiptarë në veri të vendit.

“Debat parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës”, thuhet në rendin e ditës së seancës së sotme.

Portali arbresh.info vazhdimisht ka raportuar në lidhje me shqetësimet e banorëve në atë pjesë.

Aty Serbia po mbështetë ndërtimin e shtëpive për kthimin e serbëve, në ndërkohë shqiptarët për shumë vjet nuk janë lejuar as të rinovojnë shtëpitë e tyre./arbresh.info/

‘Lugina e Diellit’ drejt finalizimit| Heshtja që mund të sjellë trishtimin në veri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme