Votimi i Qeverisë së re pritet të ndodhë në ditën kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët thonë se seanca e parë e Kuvendit pritet të mbahet gjatë kësaj jave.
Sipas tyre, kandidat për kryekuvendar nga koalicioni më i madh i dalë në zgjedhjet e 11 qershorit, pritet të jetë lideri i PDK-së Kadri Veseli.
Mirëpo, ndonëse është raportuar se ka deputetë të AKR-së, të cilët do ta votojnë Qeverinë në krye me Ramush Haradinajn, zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë të vendosur se asnjë deputet i AKR-së nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
Ata madje kanë theksuar se nuk do ta votojnë as kandidatin për kryeparlamentar nga radhët e PAN-it Kadri Veselin.
Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e PAN-it kanë ritheksuar sërish se i kanë numrat e nevojshëm për ta bërë Qeverinë.
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...