18:34 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info
Pas njoftimit se të hënën do të mbledhet Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve paralamentare, kuvendi i Kosovës ka dërguar një tjetër njoftim duke shkruar ‘I Korrigjuar’.
Sipas njoftimit mbledhja do të mbahet të martën në orën 14:00.
Më poshtë gjeni rendin e ditës:
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
- Përgatitjet për seancë plenare:
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8 dhe 9 shkurt 2018:
- Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
- Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
- Shqyrtimi i propozim-vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
- Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.
***
5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
- Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada Ref. No. 8116-00/2016/Lr2016,
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimet Postare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Metrologji,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
- Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
- Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues për debat parlamentar lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,
20. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017, në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
21. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
- Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
- Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave,
- Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa.