Google ADS

Kuvendi del me deklaratë kundër përfaqësimit të Kosovës me fusnotë

12:49 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka lexuar deklaratën që kanë krijuar grupet parlamentare në lidhje me marrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Nxjerrja e kësaj deklarate është bërë pas dështimit që të ratifikohet kjo marrëveshjet në seancën e sotme pas kundërshtimit të opozitës shkaku i përfaqësimit të Kosovës në këtë Fond me fusnotë, shkruan arbresh.info.

Deklarata përmban tri pika në të cilat thuhet:

1.Kuvendi njeh Kosovën vetëm në bazë të emrit të saj kushtetues si Republikë e Kosovës.

2. Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare miratohen me ligj që i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues dhe

3. Kjo deklaratë i bashkëngjitet secilës marrëveshjeje të ardhshme.
Deklarata është miratuar me 79 vota për, 5 kundër dhe asnjë abstenim./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme