Kuvendi i Republikës se Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të debatojë lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Opozita që është nismëtare e mbledhjes së jashtëzakonshme kërkon që të miratohet një rezolutë, që do ta ndalonte presidentin të flasë për territorin në bisedimet me Serbinë.
Ndonëse edhe partitë në pushtet edhe ato në opozitë shfaqin qëndrime të njëjta rreth çështjes së kufirit, ato nuk po arrijnë dot një konsensus rreth një platforme të përbashkët për bisedimet me Serbinë.
Pas përfundimit të këtij debati, Kuvendi do të vijojë punimet, përkatësisht, votimin e pikave të mbetura nga seancat e nisura më, 13 dhe 14 shtator, si dhe të asaj më 15 tetor, për të vijuar më pas, edhe me vazhdimin e seancës së 18, 19 dhe 25 tetor.
Rama ndan pamje nga Maja e Mencekut në Tiranë
Vrasja e 12 personave natën e Vitit të Ri, “shpërthejnë” pro...
Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historin...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Kolona të gjata në Merdarë, deri në 2 orë pritje për të dal...
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike ...