Google ADS

Kuvendi debaton sot për dialogun me Serbinë

07:18 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot seancën plenare në të cilën do të mbahet debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Me pas Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës.

Kuvendi po ashtu do tu propozoj grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Në këtë seancë Kuvendi do të bejë edhe shqyrtimin e Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra, Zyrës Kombëtare të Auditimit sh dhe shqyrtimin e Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme