Google ADS

Kuvendi debaton për Projektligjin e BQK-së

20:23 | 14 Shkurt 2017
M. A.

Kuvendi i Kosovës ka debatuar sonte për shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha paraqiti Projektligjin.

“Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale ka filluar të zbatohet nga viti 2013 dhe gjatë zbatimit të tij janë hasur disa pengesa dhe vështirësi të cilat Ministria e Drejtësisë i ka adresuar”, tha ajo.

Në ndryshimet dhe plotësimet e Projektligjit parashihen dispozitat që parashihen për lirimin me kusht, përbërjen e panelit për lirimin me kusht, mundësinë e atakimit të vendimit të panelit, dispozitat e trajtimit shëndetësor të të dënuarave sipas standardeve ndërkombëtare, dispozitat që i referohen pushimit në raste të jashtëzakonshme, dispozitat që i referohen pezullimit të lirimit e dispozita tjera.

Kuvendi ka debatuar për pikën e 12-të për ndryshimin e Projektligjit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk është duke votuar asnjërën nga pikat e rëndit të ditës, të cilat po vazhdon t’i shqyrtojë me radhë.

Votimi i tyre do të bëhet në seancën e radhës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme