Kuvendi cakton tri seanca për 1, 2 dhe 5 mars

16:08 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Kryesisë është vendosur që në ditët e ardhshme të zhvillohen tri seanca plenare.

Veseli ka thënë se më 1 mars do të ketë vazhdim të seancës, më 2 mars seancë të re dhe më 5 mars seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari shkruan Arbresh.info.

Nesër do të zhvillohet seanca me pikë të vetme të rendit të ditës, Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme