Procesi i brendshëm i zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka kohë që është duke u përcjellë me tensione dhe me përleshje fizike. Ndonëse për LDK-në problemet e tilla nuk po shihen si serioze, ambiciet për të parin e partisë vlerësohet se mund të sjellin edhe një “kuvend të rrahjes me karrige” siç kishte ndodhur në vitin 2006, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Qëkur e ka nisur procesin e brendshëm zgjedhor Lidhja Demokratike e Kosovës është përballur me shumë përleshje brenda degëve dhe nëndegëve të saj. Vazhdimisht persona brenda partisë të pakënaqur me rrjedhën e zgjedhjeve të brendshme kanë shkaktuar “hallakamë” nëpër kuvendet zgjedhore të LDK-së pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës. Po ashtu edhe të dielën dhunë dhe grushte kishte pasur edhe në degën e tretë të LDK-së në Prishtinë.
Mirëpo për Lidhjen Demokratike veprimet e tilla nuk po shihen me shumë shqetësim. Sipas nënkryetarëve të partisë, gjendja nuk është aq serioze dhe situatat e tilla do të tejkalohen, porse këto veprime kanë tendencë të prishjes së imazhit të LDK-së. Përderisa me probleme të ngjashme Lidhja Demokratike e Kosovës ishte përballur edhe në vitin 2006, kur situata kishte eskaluar deri në rrahje me karrige, analistët vlerësojnë se mund të përsëritet skenari i njëjtë nëse vazhdojnë tensionet për pozitat e larta në parti.
Por i pari i LDK-së, Isa Mustafa, fajësoi partitë tjera për influencë në proces. Ai u shpreh se tubimet e LDK-së po i prishin persona nga subjektet tjera politike dhe jo anëtarët e partisë. “S’mund ta kuptoj ngarendjen e këtyre individëve që të prodhojnë lajme me budallallëqet e tyre dhe të njerëzve nga partitë e tjera që prishin tubimet e LDK-së! Të gjithë duhet ta dinë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statutin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet. Si kryetar i LDK-së do të kërkoj nga organet përgjegjëse që ato të anulohen”, ka theksuar Mustafa.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...