Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur interpelancë për rastin e Astrit Deharit.
Armend Zemaj nga Grupi Parlamentar i LDK-së ka thënë se LDK kërkon që të ndiqen rrugët e drejtësisë për zbardhjen e rastit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Zemaj po ashtu ka kërkuar nga deputetët që të rezervohen në komentimin e rasteve që janë duke u hetuar nga organet e Drejtësisë.
Deputeti Zemaj pa përmendur edhe vrasjet e pazbardhura që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë duke thënë se mbesin njollë e zezë për Kosovën.
“Çdo tendencë për të ndikuar në punën e tyre është në kundërshtim me rregulloret e Kosovës, edhe ne duhet të ruajmë pavarësinë e organeve të drejtësisë. Ne besojmë se këto organe duhet të marrin vendim parimor. Bëjë ftesë që Kuvendi të rezervohet në komentimet e rasteve të organeve të drejtësisë”, tha Zemaj në Kuvend.
“Grupi i deputetëve të LDK-së kërkon që të ndiqen rrugët e drejtësisë”, tha Zemaj
“Vrasjet me motive politike mbesin njolla më e zezë që nga paslufta në Kosovë”, tha Zemaj.
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...