Kuvendi i Kosovës sot po mbanë seancën plenare, ku në rend dite janë paraparë plot 35 pika të rendit të ditës.
Të gjitha këto janë grumbulluar nga 7 seanca të thirrura e që kanë vazhduar në 27 raste, në 19 ditë të ndryshime, shkruan arbresh.info.
Lidhur me këtë ka shkruar hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, i cili ka thënë se hera e fundit kur është kur një marrëveshje ndërkombëtare është votuar ka qenë 16 tetori.
Ndërsa projektligji i fundit e që nuk ka qenë marrëveshje ndërkombëtare, është votuar para më shumë se tre muajsh.
“Hera e fundit që Kuvendi ka arritur të miratonte projektligje është 16 tetori, kur ishte votuar një marrëveshje ndërkombëtare. Ndërsa, projektligji i fundit (jo marrëveshje ndërkombëtare) është miratuar para më shumë se 3 muajsh, më 14 gusht – Projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Ky është postimi i tij:
Në rend të ditës, Kuvendi sot ka paraparë shqyrtimin e plot 35 pikave të rendit të ditës. Këto pika janë grumbulluar nga…
Posted by Eugen Cakolli on Friday, 27 November 2020
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...