Pas një aktiviteti të ngjeshur politik në vitet e fundit, aktori i njohur kosovar, Kushtirm Sheremeti ka vendosur që të garoj me Lëvizjen për Bashkim për një vend në kuvendin komunal të Prishtinës.
Sheremeti është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së Lëvizjes për Bashkim. I njëjti ka qenë mjaft aktiv në kritikat e tij drejtuar menaxhmentit të deritanishëm të Komunës së Prishtinës.
Zyrtarë të Lëvizjes për Bashkim njoftojnë se listës së LB-së do ti prijë ish deputeti i kësaj partie Agim Kuleta.
Përndryshe LB njofton se ka përgatitur një listë mjaft reprezentative për Prishtinën ku pritet të ketë befasi. Lista e plotë do të publikohet në ditët e ardhshme.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...