Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në komunën e Kaçanikut.
Siç bënë të ditur Krasniqi në Kaçanik janë mbajtur zgjedhjet për kryetarë në Rininë Demokratike të Kosovës.
“E nisëm me Kaçanikun, jo sepse është në kufi të hartës së Kosovës, por sepse është në fillim të një rruge që do shtrihet gjithandej vendit”, tha Krasniqi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i PDK-së bëri të ditur se kryetarë në RDK është zgjedhur, Kushtrim Dema.
“Me aktivistët e rinj, Kosovën do ta kthejmë në vend të ëndrrave të tyre, ku zëri i të rinjve nuk do heshtet kurrë, sepse të rinjtë kanë zë e zëri i tyre e ka një adresë, Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/
Postimi i tij i plotë:
Sot, në Kaçanik, shënuam një moment të rëndësishëm në jetën tonë partiake – fillimin e zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës.
E nisëm me Kaçanikun, jo sepse është në kufi të hartës së Kosovës, por sepse është në fillim të një rruge që do shtrihet gjithandej vendit.
Nga këtu, po e nisim një frymë zërash të të rinjve e të rejave, që do të shpërndahet në çdo lagje, fshat e qytet.
Kushtrim Dema, Kryetari i ri i RDK-së në Kaçanik, i cili u zgjodh sot, është një prej tyre.
Zëri i Kushtrimit, bashkë me të shokëve dhe shoqeve të tij do të dëgjohet. Jo vetëm brenda PDK-së, por gjithandej nëpër Kosovë.
Me aktivistët e rinj, Kosovën do ta kthejmë në vend të ëndrrave të tyre, ku zëri i të rinjve nuk do heshtet kurrë, sepse të rinjtë kanë zë e zëri i tyre e ka një adresë, Partinë Demokratike të Kosovës./arbresh.info/
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri