Të mërkurën në Bruksel kanë përfunduar bisedimet midis palës kosovare dhe asaj serbe me zyrtarët evropianë, por një takim trepalësh nuk u zhvillua për shkak se Serbia kushtëzoi takimin duke futur në agjendë temën e asociacionit.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili për gjatë dy ditëve udhëhoqi delegacionin e Kosovës, ka thënë se Serbia nuk ka mundur ta fut në agjendë temën e asociacionit, pasi që pala kosovare ka refuzuar.
Bislimi gjatë intervistës të dhënë për emisionin “Përpallje” në Telegrafi.com, ka thënë se kushtëzimi i takimit nga ana e Serbisë është jashtë kornizave që kanë rënë dakord.
“Në Bruksel ka një dakordim që gjatë formulimit të agjendës temat mund të futen si pjesë e agjendës vetëm nëse ka dakordim të dyanshëm. Për temën e Asociacionit nuk ka pasur dakordim nga ana ime që të bisedohet, pra nuk ka mundur të futet në agjendë, elementi i dytë që është më rendësi është se ne jemi dakorduar se asnjëra palë nuk i kushtëzon bisedimet, për aq kohë sa nuk ka dakordim bilateral për futjen e një teme në agjendë, pala tjetër nuk mund ta vendos këtë si kusht për pjesëmarrje. Në këtë rast, kushtëzimi nga ana e Serbisë është jashtë kornizave që ne kemi rënë dakord dhe e dëmton vetë palën serbe”, është shprehur ai.
Më tej, zëvendëskryeministri ka thënë se Serbia ka zero kredibilitet të kërkojë implementimin e ndonjë marrëveshje nga pala kosovare.
“Për aq kohë sa Serbia nuk mund të mburret më implementimin e marrëveshjeve nga ana e saj, ajo ka zero kredibilitet të kërkojë implementim të ndonjë marrëveshje nga pala kosovare, tash për aq kohë sa nuk ka rangim zyrtar të marrëveshjeve për nga rëndësia është krejtësisht subjektive se cila palë i jep më shumë peshë”, ka pohuar ai.
Gjatë intervistës, Bislimi tha se pala serbe ka qëllime tjera pas asociacionit.
“Një vend i cili ta konteston integritetin territorial, dhe shtynë iniciativat të cilat mendon me i përdor për me rreziku këtë integritet territorial unë mendoj se nuk duhet përkrahur”, është shprehur ai.
Bislimi gjatë emisionit ka treguar se në Bruksel kanë biseduar edhe për marrëveshjen e targave dhe tema tjera me rëndësi.
“Në fakt kanë qenë një seri takimesh me datë 16, 17, 18 ku janë diskutuar tema të caktuara që tash duken më aktuale. Kemi diskutuar edhe për një temë të rëndësishme siç është ajo e energjisë. Kemi diskutuar edhe për të pagjeturit, personat e zhvendosur me dhunë, marrëveshjen për përfaqësimin regjional të Evropës” ka deklaruar Bislimi.
Zëvendëskryeministri është deklaruar edhe për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...