Kushtetuta e Kosovës rrezikon të mbetet pa “gardian”, pasi që Gjykata Kushtetuese pas më pak se një muaji nuk do të ketë kuorum për vendimmarrje. Deri te kjo gjendje ka ardhur pas dështimit të Kuvendit për t’i zgjedhur tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilëve u përfundon mandati më 15 qershor, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Gjykata Kushtetuese pritet të mbetet pa kuorum në vendimmarrje pas 15 qershorit të këtij viti. Kjo pasi Kuvendi i Kosovës dështoi t’i zgjedhë tre gjyqtarët shqiptarë gjatë javës që shkoi, ndërkohë që procedurat deri te votimi i sërishëm marrin kohë të konsiderueshme.
Gjykata Kushtetuese ka gjithsej nëntë gjyqtarë, por meqë tre prej tyre e përfundojnë mandatin më 15 qershor Gjykata mbetet me vetëm 6 të tillë. E për të pasur kuorum sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese duhet të jenë të pranishëm 7 gjyqtarë gjithsej.
Nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar për gazetën “Zëri” se konkursi për aplikim për gjyqtarë është rihapur dje, mirëpo anëtarët e Komisionit për Legjislacion thonë se deri te votimi i ardhshëm mund të shkojë kohë e gjatë, ndoshta deri në vjeshtën e këtij viti.
Nga ana tjetër, nga Gjykata Kushtetuese kanë konfirmuar për “Zërin” se kjo gjykatë nuk do të ketë kuorum për vendimmarrje pas 15 qershorit 2018.
Gjatë muajit qershor pritet që mandati t’u përfundojë katër gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, në mesin e të cilëve janë dy gjyqtarë ndërkombëtarë
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...