Kushtetuta e Kaçanikut| Ministria “harron” objektin, komuna s’mund të investojë

14:09 | 10 Korrik 2021
L G

Seancë solemne, e kujtime nga shumë figura politike e intelektuale në përvjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Por, të paktë janë ata që kanë vizituar vendin ku u shpallë Kushtetuta e Kaçanikut më 7 shtator 1990, e që ishte produkt i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës të 2 korrikut 1990.

Për më tepër, është tmerruese se si ka mbetur ky vend në harresë.

Duket se historia po vlen vetëm në periudhë të përkujtimeve, thotë Fatmir Qaka, koordinator në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport në Kaçanik.

Ai rrëfen se si mbesin të shokuar ata që në këtë objekt vinë për të ju treguar historinë e Kosovës, fëmijëve të tyre.

                                                         Fatmir Qaka

 

“Po interesimi është mjaft i madh sidomos në përvjetorë por edhe në javën e diasporës kur fillon. Prindërit vinë edhe ju tregojnë historinë fëmijëve të tyre. Ka reagim pse institucionet që merren më këtë punë nuk bëjnë diçka me e renovu objektin dhe me vendos ndonjë foto, por ka vetëm fjalë që do të bëhet diçka por deri tash vetëm fjalë kanë mbetur”, ka përfunduara Qaka për arbresh.info.

E kjo dhomë që ka mbetur në mëshirën e fatit, është nën mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës si objekt i trashëgimisë kulturore.

Kjo po bënë që edhe vetë Komuna e Kaçanikut mos të mund të ndërmarr asgjë thotë, Fatlume Selimi, zyrtare për informim në këtë komunë.

Selimi ka rrëfyer se si janë munduar që të paktën t’i ruajnë muralet ashtu si kanë qenë pasi që gjërat e tjera janë dëmtuar më kalimin e kohës.

                                                     Fatlume Selimi

“Kjo sallë është brenda mbrojtjes së Ministrisë së Kulturës, por që asgjë s’është ndërmarr në restaurimin e saj. Si institucione në vazhdimësi kemi kërku nga Ministria e Kulturës që të bëj intervenim, por kemi marr vetëm premtime deri tash, po asgjë nuk është bërë konkrete. E tërë salla është origjinale”.

E vetmja çka tregon se cila është historia e kësaj dhome është një pllakë e vendosur në mure, e edhe kjo është iniciativë e Komunës së Kaçanikut.

”Është një pllakë informuese që këtu ka ndodh diçka edhe këtë e kemi vendosur ne vetë si komunë pasi ne s’mund të ndërhyjmë të investojmë diçka më shumë”, ka përfunduar Selimi.

Kushtetuta e Kaçanikut përbën një ngjarje kulmore në përpjekjet dhe shprehjen e vullnetit politik të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës për pavarësinë e vendit./V.Selimi/arbresh.info/

Të ngjashme