Sa i përket pagesës për rrymën në veri të Kosovës, Gjykata Kushtetuese tashmë ka marrë një vendim duke thënë se gjithçka është brenda kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës, në ankesën që Partia Demokratike e Kosovës, kishte bërë në raport më këtë shtatë muaj më parë.
Avokati në grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka folur në lidhje me këtë duke thënë se Gjykata Kushtetuese për shkak të rrethanave dhe specifikave që i karakterizojnë katër komunat në veri, ka konstatuar se Kuvendi nuk ka bërë shkelje kushtetuese.
“Shtatë muaj në këtë studio, njoftuam opinionin publike se grupi i parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, deputetet parashtrues të kërkesës, asokohe parashtruan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rekomandimeve të Kuvendit sa i përket ndarjes së mjeteve financiare për rrymën, ku ishin rreth 11 milionë euro”, u shpreh Fetahu.
“Një vit më parë e njëjta qeveri, qeveria Kurti ka ndarë 10 milion euro, kur e bëri të njëjtën gjë në herën e dytë, por kësaj radhe nuk e bëri sikur në herën e parë me ligj të buxhetit, e bëri me rekomandim të kuvendit, rekomandime këto të cilat ne i konsideruam se nuk janë rekomandime, ata janë vendime të kuvendit”.
“Sonte Gjykata Kushtetuese bëri një vlerësim të tillë, konsideroi se ato janë vendime të rëndësishme të kuvendit, si të tilla nuk mund të titullohen apo të kamuflohen si rekomandime”.
“Gjykata Kushtetuese për shkak të rrethanave dhe specifikave që i karakterizojnë katër komunat e veriut, ka konstatuar se Kuvendi nuk ka bërë shkelje kushtetuese”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...