Gjykata Kushtetuese u ka kumtuar sot palëve përgjegjëse vendosjen e masës së përkohshme dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të neneve 55 ( paragrafin 4 dhe 5), 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, si përgjigje në kërkesën e parashtruar nga Avokati i Popullit më 10 shkurt 2017.
Në vlerësimin që Gjykata Kushtetuese i bën kësaj kërkese, mes të tjerash thuhet se Gjykata konsideron se pretendimet dhe faktet e prezantuara nga parashtruesi i kërkesës, ngrehin një sërë pyetje të nivelit kushtetues që përmbajnë kompleksitete të rëndësishme dhe pasoja të mundshme në administrimin e sistemit te drejtësisë ne Republikën e Kosovës.
“Gjykata konkludon që zbatimi i Ligjit Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, i 8 tetorit 2016, që ka hyrë në fuqi në janar 2017, më saktësisht zbatimi i neneve të kontestuara 55 (paragrafët 4 dhe 5), 56, 57, 58, 59, 60, 61, 7 62, 63, 64, 65, 66, 67 dhe 68, potencialisht mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për qytetaret e prekur të Republikës së Kosovës”, vlerëson Gjykata.
Në përmbyllje të vlerësimit që Gjykata Kushtetuese i bën kërkesës së Avokatit të Popullit për Masë të Përkohshme, thuhet se Gjykata konsideron se çështjet e ngritura në kërkesë janë të një rëndësie te tillë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë dhe për administrimin e duhur të sistemit të drejtësisë, sa që adresimi i tyre para zbatimit të dispozitave të kontestuara të ligjit të kontestuar është në interesin publik.
Vendimi për Masë të Përkohshme i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 55 (paragrafet 4 dhe 5), 56, 57, 58,59,60,61,62,63,64,65,66,67 dhe 68 tëe Ligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, në formën e vet të plotë gjendet i publikuar në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese .
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...