Google ADS

Kushtetuesja shpall të pavlefshëm Ligjin për caktimin e çmimeve të produkteve bazike

12:54 | 24 Nëntor 2023
L G

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Aktgjykimi i Gjykatës është publikuar sot derisa është sqaruar se me shtatë vota për dhe një kundër ka refuzuar njëzëri kërkesën për masën e përkohshme.

Aty është konstatuar “Shkelje e të drejtave kushtetuese”, Neni 7 – Vlerat, Neni 10 – Ekonomia, Neni 119 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Në kontekst të praktikës së saj gjyqësore, siç është shtjelluar edhe në Aktgjykim, Gjykata vlerëson që marrë parasysh natyrën e dispozitave të Ligjit të kontestuar të shpallura në kundërshtim me Kushtetutën dhe faktin që pjesa tjetër e Ligjit të kontestuar do të ishte vështirë e zbatueshme pas shpalljes së dispozitave të lartcekura si të pavlefshme, Ligji i kontestuar, në shërbim të parimit të sigurisë juridike, duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij”, thuhet në përmbledhjen e aktgjykimit.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

KO173/22, parashtrues Arben Gashi dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg

Gjykata Kushtetuese e Republikë së Kosovës e ka shpallur të pranueshme kërkesën e LDK-së.

Ky institucion ka

Arben Gashi dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës

rast të çrregullimit të tregut”, përgjegjëse për të ndërhyrë në treg në mbrojtje të popullsisë dhe/ose konsumatorit, është Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes dy ligjeve të ndryshme, përkatësisht Ligjit për Rezervat Shtetërore dhe Ligjit të kontestuar, dhe të njëjtit nuk përcaktojnë qartësisht ndarjen e barrës në mes personit juridik/fizik, përkatësisht operatorit ekonomik dhe autoritetit publik, përkatësisht shtetit në raste të destabilizmit/çrregullimit të tregut, duke e lënë një përcaktim të tillë në diskrecionin e plotë të Ministrisë së lartcekur; për më tepër që (ii) Ligji për Tregtinë e Brendshme, gjithashtu përcakton masa të përkohshme mbrojtëse dhe sanksione për personat juridik/fizik/operatorët ekonomik në rrethana të destabilizimit/çrregullimit të tregut, dhe të cilat mbesin paralelisht të aplikueshme me masat e përkohshme mbrojtëse të përcaktuara përmes Ligjit të kontestuar.

Rrethanat në të cilat për qëllime të rregullimit të tregut në raste të destabilizimit/çrregullimit të tij, do të ishin të aplikueshme dy ligje të ndryshme, përkatësisht Ligji i kontestuar dhe dispozitat respektive të Ligjit për Tregtinë e Brendshme, të cilat përcaktojnë mundësinë e ndërhyrjes së shtetit në ekonominë e lirë të tregut, përmes mekanizmave, masave dhe sanksioneve paralele, nuk i shërbejnë parimit të sigurisë juridike dhe u pamundësojnë personave juridik/fizik, përkatësisht operatorëve ekonomik, që të rregullojnë sjelljen e tyre konform ligjit të aplikueshëm në kuadër të një ekonomie të tregut me konkurrencë të lirë, që është bazë e rregullimit ekonomik dhe vlerë e Republikës së Kosovës. Aktgjykimi vë theks në faktin që, një ndër parimet më esenciale të sundimit të ligjit si vlerë e Republikës së Kosovës, është parimi i sigurisë juridike dhe i njëjti, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, por edhe të Gjykatës, kërkon, në mes tjerash, që rregullat/ligjet e aplikueshme të jenë të qarta dhe të sakta dhe të synojnë të sigurojnë që situatat dhe marrëdhëniet juridike të mbeten të parashikueshme dhe që për këtë qëllim, normat ligjore duhet të formulohet me saktësi dhe qartësi të mjaftueshme. Autoritetet publike, gjatë hartimit të ligjeve duhet të marrin parasysh edhe këto parime bazë të sundimit të ligjit, si pjesë të rëndësishme të sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Rrjedhimisht, Gjykata gjithashtu konstatoi që neni 10 (Hyrja në fuqi) i Ligjit të kontestuar, nuk është në përputhshmëri me parimin e sigurisë juridike dhe sundimit të ligjit, të garantuara përmes paragrafit 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës dhe paragrafit 1 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës.

Në fund, Aktgjykimi sqaron që kërkesa e parashtruesve të kërkesës është parashtruar në Gjykatë bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës dhe se kjo kategori e kërkesave ka karakter suspenziv, përkatësisht ligji i tillë mund t’i dërgohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje vetëm pas vendimmarrjes së Gjykatës dhe në pajtim me modalitetet e përcaktuara në vendimin final të Gjykatës për rastin e kontestuar. Në kontekst të praktikës së saj gjyqësore, siç është shtjelluar edhe në Aktgjykim, Gjykata vlerëson që marrë parasysh natyrën e dispozitave të Ligjit të kontestuar të shpallura në kundërshtim me Kushtetutën dhe faktin që pjesa tjetër e Ligjit të kontestuar do të ishte vështirë e zbatueshme pas shpalljes së dispozitave të lartcekura si të pavlefshme, Ligji i kontestuar, në shërbim të parimit të sigurisë juridike, duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij.

Parashtruesit:

Arben Gashi dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Lloji i kërkesës:

KO – Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 7 – Vlerat, Neni 10 – Ekonomia, Neni 119

Të ngjashme