Ligjet në Kosovë nuk e përcaktojnë nëse një kryeministër mund të zgjidhet ose jo nëse ka vepër penale.
Ndaj, situata e cila pritet të krijohet nëse lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës do të dërgojë vendin në një udhë pa krye.
Ekziston mundësia që partitë në opozitë të dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese zgjedhjen e Kurtit si kryeministër, shkruan arbresh.info.
Sipas analistit, Artan Demhasaj, nëse krijohet kjo situatë mbetët të shihet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese se si do të veproj në këtë rast.
Ai nuk ë përjashton mundësinë e që Gjykata Kushtetues duke u bazuar në vendimin për deputet të rrëzoj qeverinë Kurti2.
“Ne nuk kemi ligj për qeverinë e cila përcakton se a mundesh me kon kandidat për kryeministër nëse ki vepër penale. Kjo mbetet për tu parë nëse Kurti e merr mandatin dhe pastaj nëse ndonjëra nga partitë opozitare e dërgon lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Atëherë edhe mundet me ndodh që Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në vendimin për deputet mundet me marr një vendim, të ngjashme, edhe për kryeministrin. Kemi të bëjmë më një kandidat për kryeministër që ka aktvendim gjykues dhe nuk kemi ligj që e specifikon. Kjo mbetet për tu parë nga interpretimi i Gjykatës Kushtetuese”, vlerëson Demhasaj.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, deputetët mund të parashtrojnë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese mbi bazën e vendimit të fundit nga kjo gjykatë.
“Duke marr për bazë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, respektivisht një pjesë të dispozitivit, deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të parashtrojnë kërkesë në Gjykatë Kushtetuese mbi bazën e vendimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë fazë nuk mund të paragjykohet vendimi që mund të marr GJK”, deklaron Miftaraj për portalin arbresh.info.
Kurti u përjashtua nga lista e deputetëve të Vetëtëvendosjes mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese se “kushdo person që në 3 vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim, atëherë nuk kandidon dot”./arbresh.info/M. Avdimetaj/
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...