Aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese rreth rastit Etem Arifi pritet të publikohet të mërkurën, duke i hapur rrugë shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes së datës së zgjedhjeve.
Media ka marrë vesh prej burimeve të sigurta se aktgjykimi i plotë është i gatshëm, dhe të mërkurën se duhej të publikohet i plotë në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, dhe t’u dorëzohet palëve.
“Pastaj hapi i radhës është shpërndarja e Kuvendit, dhe caktimi i datës së zgjedhjeve”, ka thënë burimi. Sipas dispozitave kushtetuese, zgjedhjet duhet të mbahen jo më larg se 40 ditë nga shpallja e tyre, që e ngushton mundësinë e mbajtjes së tyre në dy data: 7 apo 14 shkurt.
Aktgjykimi pritet të qartësojë tutje vendimin e Kushtetueses me të cilin votimi i Qeverisë Hoti u shpall i dështuar, pasi vota vendimtare ishte e deputetit Etem Arifi, i cili u gjykua se nuk ka pasur të drejtë vote pasi ishte i dënuar për vepër penale me aktgjykim të formës së prerë. Pritjet janë që publikimi të qartësojë edhe nëse me vendimin e Kushtetueses i pamundësohet kandidimi në këto zgjedhje disa politikanëve të dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit, përfshirë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Me publikimin e aktgjykimit të plotë, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, do të obligohet ta shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së