Google ADS

Kushtetuesja nuk gjen shkelje të Kushtetutës në aktgjykimin ku Zoran Gjokiq u dënua me 12 vjet burgim

17:25 | 11 Dhjetor 2023
E.H

Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimit të datës 7 nëntor 2023 ka lënë në fuqi dënimin prej 12 vite burgim ndaj Zoran Gjokiq, i akuzuar për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës.

Kushtetuesja ka vlerësuar se aktgjykimet e Gjykatës Supreme , Gjykatës se Apelit dhe Aktgjykimi i Gjykatës Themelore, në këtë çështje penale, nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe as në kundërshtim me të drejtën për një proces të rregullt sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Aktgjykimi dënues i 11 shkurtit 2021, i shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më pas i vërtetuar nga Gjykata e Apelit në nëntor 2021, tashmë ishte konfirmuar edhe nga shkalla e tretë.

“ Gjykata konstaton se zhvillimi i këtij procesi penal ne tërësi nuk shpalos shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 (3) (a) dhe (d) te KEDNJ-se”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se gjykatat e rregullta kane shpjeguar se me zgjerimin e aktakuzës nuk është ri-kualifikuar vepra penale e as nuk është renduar pozita e parashtruesit të kërkesës si i akuzuar si dhe kanë respektuar të drejtat e mbrojtjes gjatë zhvillimit të procesit penal duke adresuar pretendimin e parashtruesit te kërkesës për dëgjimin e dëshmitareve të rinj dhe se kanë respektuar parimin e barazisë së armeve duke dëgjuar dëshmitaret në favor dhe kundër parashtruesit të kërkesës, Zoran Gjokiq, raporton BetimipërDrejtësi.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses pretendimi i parashtruesit të kërkesës për shkelje procedurale për shkak se prokuroria dhe gjykatat e rregullta nuk ia kanë dhënë mundësinë mbrojtësit të tij që të deklarohet për aktakuzën e ndryshuar dhe të zgjeruar kundër tij, nuk shpalos shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 (3) (a) te KEDNJ-së.

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se gjykatat e rregullta nuk kanë mohuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës për të propozuar dëshmitarë të rinj, veçse të njëjtat kanë theksuar se propozimi i dëshmitareve vlen edhe për palët e dëmtuara, çka është në pajtim me barazinë e plotë të armeve të palëve në këtë çështje penale ashtu siç garantohet me 32 nenin 31 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6-3-d të KEDNJ-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme