Dorëheqja nga posti i presidentit ka qenë arsyeja që Gjykata Kushtetuese të ndërpresë procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për deklaratën e tij se qytetarët “s’janë të obliguar të respektonin vendimin e Qeverisë Kurti” për kufizim të lëvizjes në fillim të pandemisë së coronavirusit, në muajin mars.
Në një njoftim të Kushtetueses, theksohet se pasi që Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit dhe se nga deputetët e Kuvendit ishte kërkuar kushtetutshmëria e veprimit të Presidentit, “Gjykata më nuk ka rast para vetes”.
Më 23 mars, pak orë pasi Qeveria Kurti kishte vendosur për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, presidenti Thaçi përmes një konference të jashtëzakonshme kishte thënë se vendimi ishte shkelje flagrante e Kushtetutës. Ai kishte thënë se vendimi për kufizim të lirisë së lëvizjes mund të bëhej vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai kishte deklaruar se institucionet nuk duhet të zbatonin “vendimin antikushtetues”.
Thaçi dha dorëheqje një muaj më parë pas ftesës për gjykim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...