Ministri në detyrë i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, tha se Ligji i ri për Paga, i pezulluar nga Gjykata Kushtuese e Kosovës do ta rregullojë komplet sistemin e Administratës Publike nga aspekti i funksionimit, por edhe pagesave.
Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se deri më tani nuk ka ekzistuar ndonjë ligj themelor sa i përket Ligjit të Pagave, por vetëm rregullore sa i përket vendimeve dhe shumë çështjeve tjera lidhur me pagesat.
Ai tha se aktualisht është një laramani në sistemin e pagave.“Unë kam shpresë që me vendimin dhe nxjerrjen e të gjithë vendimeve në lidhje me Ligjin e Pagave dhe Ligjin për Zyrtarët publik do të rregullohet komplet sistemi i Administratës Publike nga aspekti i funksionimit, por edhe nga aspekti i pagesave dhe do të jetë një mundësi më tutje që Republika e Kosovës, sidomos Administrata Publike sektori publik të ketë një stabilitet, edhe nga aspekti i funksionimit, por edhe nga aspekti i pagesave për përfituesit në këtë rast për punëtorët në Administratën Publike për të gjithë përfituesit nga buxheti i Republikës së Kosovës”, tha ai .
Yagcilar tha se nuk mund ta paragjykojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ekziston mundësia që të kërkohet amandamentimi nga Kuvendi i Kosovës në mënyrë që të bëhet një ligj i cili duhet të pranohet nga të gjithë.“
Tash ne nuk mundemi me paragjykuar sepse ka raste kur Gjykata Kushtetuese ka pezulluar disa nene të ligjeve të caktuara edhe më herët.
Ekziston mundësia që në këtë mënyrë të bëhet ose të kërkohet amandamentimi nga Kuvendi i Kosovës edhe në atë mënyrë do të bëhet, do të kompletohet dhe do të jetë një ligj i cili më duhet të pranohet prej të gjithë palëve ose të interesuarit ose përfituesit nga buxheti i Republikës së Kosovës”, tha ai .
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se nëse Gjykata Kushtetuese konteston disa dispozita atëherë ligji mund të fillojë të veprojë, por sipas tij, në mënyrë retroaktive.
“Natyrisht nëse disa dispozita vetëm kontestohen nga Gjykata Kushtetuese, ligji mund të fillojë të veprojë dhe unë mendoj që do të duhej të vepronte në mënyrë retroaktive, pra ligji do të duhej ashtu siç është paraparë dhe shpallë në fletoren zyrtarë që hynë në fuqi më 1 dhjetor do të duhej që të gjithë qytetarëve që janë të punësuar dhe ju përkasin paga sipas atij ligji, pra zyrtarëve publik do të duhej që nga 1 dhjetori t’i merrnin pagat me rritje”, tha Baraliu .
Ai tha se nëse kjo Gjykatë e konteston komplet ligjin atëherë i mbetet Qeverisë në ardhje që të procedojë për një projektligj të ri.“Varet pastaj si do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse komplet ligji kontestohet atëherë sigurisht që do të duhej mbase do të fillonte Qeveria e re të procedojë me një projektligj nga fillimi drejt Kuvendit dhe Kuvendi do të duhej me shumë përgjegjësi dhe korrektësi, e jo si herën e kaluar që në fakt ka ndryshuar shumë kolona, shtylla mbajtëse të këtij ligji duke pretenduar që të marrin vota drejt organizatave të ndryshme buxhetore dhe institucioneve për të avokuar dikush një parti për njërin institucion, tjetra për tjetrin në mënyrë fare të pambështetur, irracionale pa bazë profesionale dhe pa analizë shkencore”, tha ai .
Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar përkohësisht Ligjin për Paga sipas kërkesës nga Avokati i Popullit. Ligji do të jetë i pezulluar deri më 30 mars të këtij viti.
Avokati i Popullit ishte ankuar pasi ka pranuar gjithsej 35 ankesa individuale nga subjekte të ndryshme të sektorit publik dhe pasi ka vlerësuar se është në “interes të ankuesve, por edhe të publikut, që Gjykata të vlerësojë nëse Ligji i kontestuar prek interesat legjitime të këtyre ankuesve.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...