Google ADS

Kushtetuesja merr vendim për kërkesën e Haradinajt

17:26 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Gjykata Kushjtetuese ka marrë vendim lidhur me kërkesën e parashtruar nga kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, i cili kishte kërkuar interpretimin e aktit të dorëheqjes dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit.

Kjo gjykatë ka marrë vednim të deklarojë këtë kërkesë si të papranueshme.

“Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme” thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme