Gjykata Kushtetuese me vendimin e 21 dhjetorit rrëzoi qeverinë e cila udhëhiqet nga kryeministri, Avdullah Hoti.
Kjo gjykatë vendosi se vota e deputetit Etem Arifi nuk është e ligjshme, prandaj konstatoi se vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, i datës 3 qershor 2020, nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën, shkruan Arbresh.info,
“Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuesja po ashtu konstatoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes nga ana e presidentes në detyrë.
Mirëpo Kushtetuesja ende nuk e ka nxjerrë të plotë këtë aktgjykim dhe as nuk ua ka dorëzuar palëve, duke ia pamundësuar kështu Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, që të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Ndryshe arbresh.info mëson se deri në fund të kësaj jave Gjykata do të bëj publik vendimin e plotë më pas do të ju dorëzohet palëve përfshirëse në proces.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin