Të martën u qartësua gjithçka. Koalicionet që u nënshkruan, Lidhja Demokratike e Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe nga ana tjetër Partia Demokratike e Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën përmbyllen dilemat e koalicioneve parazgjedhore, shkruan arbresh.info.
Ndonëse për disa qytetarë mund të duken si koalicione të befasishme, por sipas analistit politik Imer Mushkolaj këto koalicione kanë qenë të pritshme. Sipas tij arsye kryesore e koalicioneve parazgjedhore ka qenë vendimi i Gjykatës Kushtetuese që partia e parë, ka përparësi të krijojë qeverinë.
“Munden me u dok si koalicione të befasishme po nuk i konsideroj të tilla, pra janë koalicione të pritshme , duhet më thënë se arsyeja përse kanë ndodh këto koalicione që munden me u dok të panatyrshme është pikërisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese në zgjedhjet e kaluara e cili ka bë që paritë të mobilizohen dhe ti krijojnë koalicionet e tyre para zgjedhjeve e jo pas. Me idenë që partia e parë pastaj është në përparësi që ta krijoj qeverinë”, tha ai.
Sipas Mushkolajt koalicioni PDK, AAK dhe NIMSA ka ardhur pasi që PDK pretendon të qëndrojë në pushtet duke ia dhuruar postin e kryeministrit AAK-së.
“Koalicioni PDK AAK Nisma, PDK e ka parë të arsyeshme që duhet të vazhdoj të qëndroj në pushtet dhe për këtë e ka pa të arsyeshme të ia dhuroj postin e kryeministrit Ramush Haradinaj gjë që nuk e ka pasur të lehtë. Ky koalicion është përfol që mund të ndodh pas zgjedhjeve por ndodh për shkak të koalicionit LDK – AKR, tha Mushkolaj duke e quajtur një garë interesante.
Analisti tjetër politik Donik Sallova ka thënë se koalicioni i mbrëmshëm “bombastik” PDK-AAk dhe NISMA ka ardhur pas nënshkrimit të koalicionit LDK – AKR sepse sapas Sallovës, PDK e ka ndier veten të rrezikuar.
“Unë besoj që determinues në koalicionin e mbrëmshëm bombastik “PDK-AAK-Nisma” ka qenë përcaktimi i AKR-se për të lidhur koalicion me LDK. Po të rrinte AKR e vetme apo te shkonte në koalicion me AAK-ne apo VV-në, PDK nuk do ta ndjente veten të rrezikuar. Por bashkimi LDK-AKR padyshim e rrezikonte PDK ta nxirrte parti të dytë, sepse po bashkohej pak a shume elektorati i njëjte i LDK-se se dikurshme. Prandaj Kadri Veseli e bëri ofertën e majme ndaj AAK-se duke ia ofruar Kryeministrin Haradinajt”, ka deklaruar Sallova.
E Agron Halitaj- Drejtor i Gazetes online AktivPress ka thënë se koalicioni PDK AAK dhe NISMA është pritur të ndodh pas zgjedhjeve.
“Koalicioni PDK- AAK- NISMA ka qenë i pritshëm se do të ndodhë, mirëpo jo tani para zgjedhjeve. Pritjet kanë qenë që marrëveshja do të bëhej tek pas zgjedhjeve si një llojë imperativi i kohës për krijimin e një qeverie të re të cilën e presin sfida të mëdha. Elektrorati në masë të madhe është mësuar me këto taktizime të liderëve partiakë. Sikur liderët ta dinin se votuesit do t’i mbanin përgjegjës për veprimet që i bëjnë, ata nuk do t’i shkelnin vijat e kuqe të cilat kohë më parë ia kanë vënë njëri-tjetrit”, tha Halitaj për arbresh.info
Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike listën përfundimtare nga deklarimet e partive për koalicione./Arbresh.info/Mira Avdimetaj
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...