Një i afërm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, do të kryesojë një parti të re politike, platforma e së cilës do të përqendrohet në luftimin e korrupsionit.
Roman Putin u zgjodh kryetar i partisë politike “Njerëzit kundër korrupsionit”.
Ai ka qenë oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë, të cilin Putin e ka drejtuar në vitet 1990.
Roman Putin tha se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet rajonale këtë vit dhe në zgjedhjet parlamentare kombëtare vitin e ardhshëm.
Opozita në Rusi e ka akuzuar Putinin për lejimin e korrupsionit të gjerë, gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet, herë si president, herë si kryeministër.
Disa miq të Putinit nga vitet 1990 janë bërë miliarderë që nga ardhja e tij në pushtet më 1999.
Këta miq, që përfshijnë vëllezërit Rothenberg, e kanë fituar pasurinë pjesërisht me kontrata shtetërore.
Roman Putin, 42 vjeç, ka zhvilluar një biznes në fillim të viteve 2010, përpara se të bëhej këshilltar për ekonominë dhe investimet për guvernatorët e rajoneve Novosibirsk dhe Jamalo-Nenets./REL/
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...