Google ADS

Kushëriri i Haradinajt sulmohet me thike dhe shufër hekuri

20:33 | 30 Prill 2019
Arbresh.info

Dy të rinj janë sulmuar të martën në stacionin e autobusëve në Pejë, nga persona të maskuar dhe ende të pa identifikuar. Viktimat kanë pësuar lëndime nga thika dhe shufra hekuri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.00. Në vendin e ngjarjes janë përgjigjur auto-ambulanca dhe organet e rendit, kurse dy të rinjtë e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Koha Ditore ka tentuar të kontaktojë zëdhënësin e spitalit Naim Sahiti dhe drejtorin e spitalit, Skënder Dreshaj, për të mësuar për gjendjen e pacientëve të pranuar në urgjencë, por asnjëri prej tyre nuk ishte i qasshëm deri në momentin e raportimit. Kurse, Atifete Kaqorraj, kryeinfermierja kujdestare, tregoi se njërin pacientë e kanë ndalur për mjekim në repartin e kirurgjisë, derisa tjetri është lëshuar pas tretmanit mjekësorë.

“I lënduari ka lëndime në kokë dhe një plagë në këmbë, por jeta e tij nuk është në rrezik”, tha ajo. Nga një burim në spital, që ishte afër dy pacientëve, ka treguar se ata janë jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e tyre është stabile. Njëri ka shtatë plagë në kokë të shkaktuara me thika dhe shufra hekuri, dhe një plagë në këmbë. Në trup diku tjetër nuk ka plagë. Kurse tjetri një plagë në ballë. Nuk janë në rrezik të jetës”, thotë ky burim.

Koha Ditore ka kontaktuar edhe zëdhënësin e policisë Xhevat Ibra, i cili ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se dy persona janë lënduar nga një sulm me mjete të forta, dyshohet thika dhe shufra hekuri. Prej të lënduarve gjendja e njërit është më e rëndë, derisa tjetri është lënduar më lehtë.

“Sulmi është kryer nga persona ende të panjohur. Policia është duke punuar në identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre”, tha Ibra.

Koha Ditore ka qenë dëshmitare kur policia merrte informacionet e para në vendin ngjarjes nga dëshmitarët.

“Veç kur janë shfaqur dy veta shpejtë krejt të veshur zi dhe me maska në fytyrë. I kanë goditur me shufra të hekurit, me thikë e me gurë. Njëri prej tyre i ka thënë tjetrit mos e godit në kokë, por ai e godiste njërin prej tyre. Dhe pastaj kanë ikur”, tregonin policisë dëshmitarët në vendin e ngjarjes atë që kishin parë, që sipas tyre ka ndodhur shumë shpjet.

Për të lënduarit Koha Ditore mëson se njëri prej tyre është kushëriri i Ramush Haradinajt, që jeton në Pejë, E.H. (2001), i cili edhe ka pësuar lëndimet e rënda, kurse i lënduari tjetër, S.U. (2002), është tezak i E.H.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme