Kush ua siguroi nxënësve në Mitrovicë dëftesat dhe çertifikatat?

12:13 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Në përfundim të këtij viti shkollorë, për paralelet boshnjake në Mitrovicë, ishte tejet e vështirë të gjinden dëftesat dhe certifikatat në gjuhën boshnjake.

Mirëpo këto ua siguroi asistentja e Ministrit të Zhvillimit Rajonal, znj.Selima Mustafiq me prejardhje po ashtu nga qyteti i Mitrovicës.

Edhe pse ishte tejet e vështirë gjetja e tyre, pas shumë kontakteve me librari të ndryshme, arriti të siguronte dokumentet e kërkuara për të gjithë nxënësit boshnjak.

Veç kësaj, ajo i kishte ftuar nxënësit edhe në iftar, në shenjë respekti dhe bamirësie në muajin e shenjtë të ramazanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme