Gjykata Speciale është shndërruar në një makth për shumë individë në Kosovë. Krijimi i Dhomave të Posaçme po del një ‘dardhë me bisht’ për liderët kosovarë.
Ata që vetë dikur e votuan dhe ishin ‘pro’ themelimit të Gjykatës, sot me çdo kusht duan që ta zhbëjnë dhe ta kthejnë pas.
Por, shfuqizimi i Gjykatës Speciale ka ngritur në këmbëedhe ambasadorët e Bashkimin Evropian. Tëpremten zyra e BE-së ka thënë se përpjekja për shfuqizimin e Speciales ndikon negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me bllokun.
“Çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikonte punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit të bërë vitet e fundit”, thuhet në komunikatën e BE-së.
Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë për ‘Arbresh.info’ se presidenti Hashim Thaçi po i frikësohet më së shumti Gjykatës Speciale.
“Krejt ata që janë për shfuqizim të ligjit për Gjykatën Speciale ata po frikohen se unë për vete nuk frikohem. Ma merr mendja prej asaj çka po tregon më së shumti po frikohet Hashim Thaçi”, ka thënë Zeka.
Edhe Adem Salihaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se veprimet e Hashim Thaçit tregojnë shqetësimin e qartë se ai mund të jetë në listat për arrestim të Gjykatës Speciale.
“Duket një shqetësim i qartë dhe mungesë kontrolli e veprimeve të presidentit. Ka ndonjë informatë që ai mund të jetë në listë për arrestim, prandaj veprimet e tij dalin të pakontrolluara, duke u shitur si një personalitet që mund ta ruajë stabilitetin e Kosovës dhe se mund ta destabilizojë atë”, ka thënë Salihaj në infobox.
E analisti politik Bajrush Morima ka thënë se ata që ndihen të rrezikuar nga Gjykata Speciale tash e kanë shumë vonë t’i dalin në rrugë dhe ta ndalojnë.
“Gjykata Speciale është realitet i krijuar nga dyshimet dhe pretendimet e senatorit Dick Marty, i votuar ky raport në Këshillin e Evropës, dhe së fundi e themeluar me juridiksion të Kosovës me votën e Kuvendit të Kosovës. Krejt ata që ndihen të rrezikuar nga Gjykata Speciale tash e kanë shumë vonë t’i dalin në rrugë dhe ta ndalojnë. Bile ka rrezik se nëse e bëjnë një veprim të tillë, pra “I dalin në rrugë” Gjykatës Speciale ajo mund “t’i shkelë” edhe më keq!”, tha Morina.
Krijimit të Gjykatës Speciale i kishin paraprirë akuzat e senatorit zviceran Dick Marty, i cili në raportin e tij të paraqitur para Këshillit të Evropës kishte akuzuar krerët e U ÇK-së për trafikim organesh.
Në vitin 2015, me 82 vota ‘për’, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët votuan ndryshimet kushtetuese të cilat i hapën rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare. /Mira Avdimetaj/Arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...