Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq po pretendon se është duke u krijuar një fushatë “e zjarrtë kundër zgjidhjes Prishtinë-Beograd”.
Ai vlerëson se kjo fushatë po bëhet nga disa qarqe në Prishtinë, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare por edhe brenda në Serbi.
Gjuriq thotë se fushata e tillë po krijojnë një masë kritike kundër zgjidhjes së problemeve mes dy shteteve, transmeton lajmi.net.
Ai komentoi me gjuhë të ashpër edhe qëndrimet e Gjermansië dhe Britanisë kundër korrigjimit të kufijve.
“Është e qartë se për Gjermaninë dhe Britaninë Kosova është e pavarur dhe çdo metër territor iu takon atyre. Ato kanë ndikim të madh, por mendojnë se Serbia nuk ka nevojë të fitojë në kuptimin territorial”, ka thënë Gjuriq për RTS.
Për fushatën që ai po e cilëson sit ë zjarrtë, përmend edhe Sava Janjiq, Jeremiq dhe Kadri Veselin.
Sipas tij këta persona me deklaratat e tyre po dalin kundër marrëveshjes finale.
“Kjo është arsyeja pse duhet unitet, që të shmanget gjëja më e keqe. Duam të marrim diçka”, tha ai.
Marko Gjuriq kritkoi edhe deklaratën e Behgjet Pacollit i cili tha se Kishat Ortodokse në territorin e Kosovës, janë të shqiptarëve.
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren