Ish-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Hasan Zeneli, ka komentuar lidhur me arrestimin e Bogdan Mitroviq, i dyshuar për krime lufte në rrethinën e Suharekës në pranverë të vitit 1999.
Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Zeneli i cili nga afër i ka parë dy masakrat në burgun e Dobravës, arrestimin e Mitroviqit e ka quajtur dëshmi se të dyshuarit për krime lufte, lëvizin lirshëm nëpër Kosovë dhe fare nuk i friksohen askujt.
“Ata kanë ndërtuar shtëpitë në Kosovë dhe vazhdojnë ende të bashkëjetojnë me viktimat e tyre. Po ashtu, ende kemi kriminelë serb që as emrat e tyre s`janë përmendur. Dy nga të pa përmendurit, ishin pjesë e masakrave anë e kënd Kosovës ku me sytë e mi i kam parë duke masakruar të burgosurit në burgun e Dubravë më datën 22 dhe 23 Maj të vitit 1999”, ka thënë ai.
Gjithashtu, ai ka thënë se siguria shtetërore e Kosovës, është e nivelit të ulët dhe Kosova është e lënë nën mëshirën e njerëzve jo profesional për çështjen e sigurisë.
“Kosova është bërë poligon shërbimesh të huaja që mbrojnë kriminelët serb dhe rrisin presionin të qeveria e Kosovës për t`i burgosur “Luftëtarët e Lirisë” siç e dijmë se vuajnë dënime drakonike në burgjet e Kosovës dhe jashtë saj. Disa herë i kam bërë thirrje edhe kryetarit të qeverisë, edhe presidentit që të mos jenë “elastik” ndaj kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Zeneli.
Ndërsa, për listat, e personave të dyshuar për krime lufte, Zeneli ka thënë se duhet që të ekzistojë një e tillë, por sipas tij politikat aktuale nuk e lejojnë një gjë të tillë.
“Kosova do të duhej që të ketë listën me emra të kriminelëve serb dhe të atyre shqiptarë, të cilët ishin bashkëfajtor. Mjërisht, politikta aktuale nuk e lejojnë të bëhet lista e tillë që ka rëndësinë e vet. Ende tani e 20 vite, Kosova nuk është e gatshme që të përpilojë edhe listën e femrave të dhunuara nga po këta kriminelë. Kosovës i duhen njerëz profesional në krye të shtetit. Resorset e veçanta, nuk ekzistojnë apo ekzistojnë vetëm si “kukulla”. Kemi rastin e masakrës se burgut të Dubravës, ku 2 nga të veçuarit që ishin të njohur për mua, me emër e mbiemër dhe kam parë me sytë e mi, nuk po lejonë që emrat e tyre zyrtarisht të publikohen. Këtë e ka bërë për dy qëllim: 1) Qëllimi për inate ndërpartiake. Dhe 2) Qëllimi, sepse të dy kriminelët ishin pjestarë të njësisë famëkeqe të “Frenkit” dhe që ishin pjesë direkte e Slobodan Milosheviçit.
Ndikimi serb , e bëri të vetën dhe ata sot shëtisin nëpër Kosovë dhe jashtë saj. Kjo na jep rastin të dyshojmë se dikush nga krerët e shtetit të Kosovës, ka bishtin e zënë me derë nga Serbia”, ka përfunduar Zeneli.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...