Deputeti i Vetëvendosjes dhe Sekretari Organizativ i kësaj partie, Ismajl Kurteshi, ka reaguar për dorëheqjen e Visar Ymerit nga të gjitha funksionet në këtë parti.
Në një postim në Facebook, Kurteshi ka thënë se dorëheqja e Ymerit nuk është diskutuar në Vetëvendosje dhe se për dorëheqjen e tij mësoi përmes një emaili para konferencës për shtyp, në të cilën njoftoi për dorëheqjen kryetari i deritanishëm, Ymeri.
Kurteshi ka thënë se i është mirënjohës për punën që ka bërë në Vetëvendosje, por ka shkruar se nuk mund të pajtohet me rrugën që ka zgjedhur Ymeri.
“Me keqardhje mora vesh lajmin për dorëheqjen e Visar Ymerit, kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes një komunikimin publik, nga pozitat drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Për këtë dorëheqje, njoftimi na erdhi me e-mail një orë para konferencës për shtyp. Sa di unë, një vendim i tillë nga ana e tij nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes, dhe as unë nuk e kam ditur më herët, edhe pse ushtroj detyrën e Sekretarit Organizativ”, ka shkruar Kurteshi.
“Është e vërtetë se së bashku, si Lëvizje, kemi arritur sukseset që përmendi z. Ymeri, dhe për këtë i jam mirënjohës, ashtu si të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, por nuk mund të pajtohem me rrugën që e ka zgjedhur Visari. Lëvizja i ka dokumentet (Statutin) dhe strukturat që përherë ofrojnë rrugëdalje”, ka shtuar deputeti i VV-së dhe Sekretari Organizativ i kësaj partie.
“Përkundër dorëheqjes së Visarit nga pozita e kryetarit, kam bindjen se Lëvizja do ta tejkalojë këtë situatë me pjekuri, duke e marrë parasysh edhe faktin se vendi është në vështirësi të shumta politike, e populli është në varfëri dhe gjendje të rëndë ekonomike. Prandaj qytetarët presin shumë prej nesh. Lëvizja do të vazhdojë të trajtojë me diskutime të hapura brenda organeve vendimmarrëse gjithçka që është në kompetencat e saj, sipas parimeve të demokracisë së brendshme. Por më shumë se kaq, është koha të vazhdojmë me energji e vullnet përpjekjen tonë të përbashkët politike e historike, për përparim shoqëror e emancipim kombëtar”.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...