Kandidati për kryetar të VV-së, Albin Kurti tani më ka prezantuar kandidaturën e tij.
Ai në një tubim me anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje ka prezantuar platformën e tij për Lëvizjen.
Kurti ka thënë se aktivisti është në qendër të Lëvizjes.
“Aktivisti duhet të jetë i vetëpërmbajtur. Aktivistët nuk guxojnë të shpenzojnë më shumë kohë me njerëzit e regjimit por me njëri tjetrin po ashtu nuk guxojnë të shpenzojnë më shumë kohë me njëri tjetrin por më shumë me popullin. Nga aktivizimi nuk duhet të pasurohesh pavarësisht shanseve. Bile është e preferueshme që të varfërohesh”, ka thënë ai.
Në këtë tubim ajo që ra në sy është se nuk ishin të pranishëm anëtarët tjerë të LVV-së të cilët dhanë dorëheqje si Visar Ymeri, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Ylli Hoxha, Qëndron Kastrati. Mirëpo nuk janë vetëm të dorëhqeurit ata që nuk ishin të pranishëm në tubim pasi që aty mungonine dhe Shpend Ahmeti, Donika Kadaj Bujupi e Fisnik Ismaili./Arbresh.info
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...