Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pikërisht në takimin përmbyllës të Këshillit Drejtues të PDK-së, ka hedhur akuza ndaj kuadrove të kësaj partie duke thënë se të gjithë është dashur të angazhohen më shumë e sidomos në mes 22 tetorit dhe 19 nëntorit, datat kur edhe ishin mbajtur zgjedhjet duke mos anashkaluar as veten e tij, shkruan arbresh.info.
Por, se në kënd ka dashur të aludoj kryetari Veseli kur ka përmendur kuadrot e PDK-së.
“A kemi mundur të bëjmë më shumë dhe më mirë, gjithsesi që po prej kryetarit e rend. Po flas për një nevojë të angazhimit më të madh dhe më konkret veçanërisht të kuadrove më të larta të PDK-së, dhe sidomos në mes të 22 tetorit dhe 19 nëntorit”, ka thënë ai.
Deklarata e tij, erdhi pasi që në zgjedhjet e 22 tetorit dhe ato të 19 nëntorit PDK-ja, humbi disa nga komunat në të cilat ishte në qeverisje. Partia Demokratike e Kosovës, që kulmin e saj e shënoi në vitin 2007 duke fituar gjithsej 19 komuna, e pos tyre edhe zgjedhjet e përgjithshme, për herë të parë në historinë e saj, në zgjedhjet e fundit, ka pësuar një rënie të madhe, duke mbetur me vetëm 5 komuna.
Pavarësisht kësaj rënie, dhe pavarësisht akuzave ndaj kuadrove të PDK-së, kryetari Veseli, thotë se zgjedhjet e 22 tetorit kanë dëshmuar që qytetarët e Kosovës nuk e kanë braktisur PDK-në, por deklaron që duhet të kenë kujdes që të mos krijojnë përshtypjen e braktisjes për qytetarët.
“Një fakt duhet ta kemi parasysh zgjedhjet e 22 tetorit dëshmuan fortë se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk e kanë braktisur partinë tonë, përkundrazi ne duhet të kujdesemi shumë që të mos lejojmë krijimin e përshtypjes që ne i kemi braktisur qytetarët tonë. Ne duhet ta dëshmojmë këtë çdo ditë me punë, përkushtim dhe angazhimin tonë të përbashkët në shërbim të vendit dhe qytetarëve tonë”, ka thënë ai.
Derisa, ka kërkuar më shumë punë e angazhim Veseli nuk ka lënë pa përmendur edhe sfidën që ndodhi më 22 dhjetor e që sipas tij ka qenë Gjykata Speciale.
Nuk ka hezituar aspak të thotë se askush nuk bënë të frikësohet e as të gëzohet nga kjo gjykatë.
“Sido që të jetë po u futëm në politizim të saj dëshiroj të theksoj vetëm një fakt askush nuk është mirë me u shashtris prej gëzimit nga kjo gjykatë por në të njëjtën kohë askush nuk është mirë të frikësohet nga kjo gjykatë”, ka thënë ai. Ai ka thënë se nuk beson që ka bashkëluftëtarë që kanë qenë në UÇK dhe i frikësohen kësaj gjykate pikërisht tash kur Kosova është e lirë./Arbresh.info/
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë