Tri ditë luftime e rezistencë rezultuan me vrasjen e 22 anëtarëve të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe sakrifikimin edhe të mbi 30 të tjerëve, në masakrën e marsit 1998.
22 vjet pas ngjarjes së rëndë për herë të parë Kosova ka nisur një hetim për masakrën në këtë familje, shumica prej të cilëve ishin fëmijë.
Dëshmitarët, të cilët kishin parë trupat e familjes Jashari dhe përkundër masave të mëdha të forcave policore kishin varrosur trupat e kësaj familjeje, rrëfejnë për rezistencën që kishin bërë në mënyrë që varrimi dhe masakra të dokumentohen në botë, raporton KTV.
Xhafer Murtezi, njëri prej dëshmitarëve të kësaj masakre, ka treguar se si u sollën trupat e vrarë të familjes Jashari.
Murtezi thotë se të gjitha këto dëshmi ai dhe shumë të tjetër janë të gatshëm t’i ofrojnë për zbardhjen e kësaj masakre.
Një tjetër dëshmitar, i cili kishte dokumentuar përmes fotografive masakrën e familjes Jashari, Murat Musliu, thotë se ai disa muaj më parë është intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Musliu thotë se ai në dëshminë e tij dhënë Prokurorisë ka ofruar emrat e pjesëtarëve serbë, të cilët dyshohet se kishin urdhëruar dhe marrë pjesë në këtë masakër.
Prokurorja speciale, Drita Hajdari, ka konfirmuar se ajo ka nisur një hetim për masakrën, duke mos dhënë detaje se në çfarë faze janë ato.
Megjithatë, Hajdari ka konfirmuar se kjo prokurori ka intervistuar disa dëshmitarë.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 ishte zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo kulmoi me sulmin e forcave të armatosura serbe mbi familjen Jashari, ku u vranë
55 persona, më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra.
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?