Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli i ka drejtuar një pyetje kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, pas homazheve që dy liderët e lartë të shtetit i bënë sot në Koshare të Gjakovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Avdyli ka thënë se Haradinaj e Thaçi duhet të tregojnë se kush i vrau ish-ministrin në ekzil të Kosovës, Ahmet Krasniqin, dhe dy aktivistët e LDK-së, Tahir Zemajn e Smajl Hajdajrajn.
“Disa lider si Hashimi e Ramushi, në betejën e lavdishme të Koshares, paskan derdh lotë e pasi u ngopen mish ,paskan bë thirrje heroike per luftë te re me Serbinë. Një pyetje krejt të lehtë per ju Hashim e Ramush, para se me nis luftë: A thua a dini dicka kush i vrau ministër Ahmet Krasniqi, Komandant Smajl Hajdaraj dhe Tahir Zemaj?”, ka shkruar ai.
“Ju para se me bë homazhe aty, do i kishit nderu Luften e Koshares nëse tregoni kush i vrau këta heronj”, ka shkruar deputeti i LDK-së.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag