Faton Hajrizi kur kishte vetëm 15 vjeç ka vrarë një ushtar rus në Kosovë, duke e qëlluar me armën e tij.
Kishte shpjeguar se vrasja kishte ndodhur pasi të njëjtin e dëgjoi duke folur në gjuhën serbe, ndërsa, kishte shkuar për ta falënderuar me idenë se është ushtar amerikan.
Për këtë dhe krime tjera, tash 35 vjeçari nga Skenderaj është i dënuar me 25 vite burgim.
Tash, Faton Hajrizi ka nisur të mendojë për shkollim.
Kërkesën për shkollim e ka drejtuar në Ministrinë e Drejtësisë.
Ministri Abelard Tahiri është i njoftuar me këtë rast të cilit ende s’ka përgjigje.
Ndërsa familja e Fatonit, kanë angazhuar një avokat për këtë kërkesë.
Avokati Gëzim Kollçaku thotë se ka dërguar edhe një urgjencë për këtë çështje duke qenë se shtatori po afrohet.
Sipas Kollçakut, Fatoni e meriton të aprovohet kërkesa e tij, pasi që i njëjti nuk ka pasur vërejtje.
Mirëpo për t’u realizuar kjo kërkesë, Faton Hajrizi duhet të transferohet nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Burgun e Dubravës, vend nga i cili kishte ikur disa herë.
Në bazë të nenit 83, të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, personi i dënuar ka të drejtë në shkollim fillor dhe të mesëm në pajtim me ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm.
Ndërsa sipas ligjit për arsim, secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor.
Hajrizi ishte arratisur nga burgu për herë të parë në vitin 2000 por më pas veprimin e njëjtë e kishte përsëritur edhe 6 herë tjera, shkruan televizioni “T7”
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse